Rasti “Thesari”, Penalja e pranon aktakuzën e PPS-së

06.12.2017 18:38

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujoski.....

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, si dhe Toni Jakimovski dhe Nebojsha Sajkoviq, do të ulen në bankën e të akuzuarve për lëndën “Thesari”, njofton “TVM2”.

Gjykata Penale  miratoi aktakuzën e Speciales për këtë rast. Në rastin “Thesari”, të akuzuarit ngarkohen me keqpërdorim të 860 mijë eurove nga  buxheti gjatë blerjes së pajisjeve softuerike për nevojat e Drejtorisë së Pestë dhe tenderëve për mirëmbajtjen e këtyre pajisjeve.

Bisedimet me kompaninë britanike për furnizim me këto pajisje janë bërë drejtpërdrejt nga të punësuar në polici, por më pas tenderi nuk është hapur nga MPB, por është ndërmjetësuar nga  Finzi DOOEL, firmë kjo që ia ka shitur më pas pajisjet MPB-së për çmime disa herë më të larta.

Përveç blerjes së dyshimtë të pajisjeve, MPB ka kërkuar mirëmbajtje të softuerëve edhe për pajisje jofunksionale, për shuma që arrinin edhe në 30 mijë euro në muaj. Pajisjet janë blerë nga viti 2010 deri në vitin 2015.