MPB

Policia zbulon 10 hakerë

03.07.2014 15:08

MPB-ja konfirmoi se hakerët kanë arritur të tërheqin rreth 100 mijë euro dhe rreth 100 mijë dollarë amerikane, duke i gënjyer njerëzit që t’ua japin numrat e karteleve kreditore......

Ministria e Punëve të Brendshme, mbrëmë në një aksion policorë ka arrestuar dhjetë persona nën dyshim se kanë krijuar ueb-faqe të rrejshme, përmes të cilave mund blihen produkte dhe përmes të ashtuquajturit “fishin”, kanë vjedhur të dhëna të shtetasve të huaj.

MPB-ja konfirmoi se hakerët kanë arritur të tërheqin rreth 100 mijë euro dhe rreth 100 mijë dollarë amerikane, duke i gënjyer  njerëzit që t’ua japin numrat e karteleve kreditore.

“Veprën penale e kanë kryer një kohë të gjatë. Fillimisht ata kanë krijuar ueb-faqe të rrejshme të ndërmarrjeve komunale në shumë vende të ndryshme, më pas kanë dërguar mesazhe “SPAM” deri te shtetasit e huaj dhe përmes atyre linqeve i kanë detyruar tu japin informacionet për   kartelat bankare. Pasi i kishin fituar në mënyrë joligjore të dhënat e tyre, ata përmes kompanive që ofrojnë transfer të parave, nga zhirollogaritë e shtetasve të huaj, në mënyrë elektronike u kanë dërguar zhirollogarive të tyre të holla, të cilat më pas i kanë tërhequr persona të tretë”, deklaroi Ivo Kotevski nga MPB.

Sipas informatave të MPB-së, ata kanë qenë njerëz të përgatitur mirë dhe në mënyrë perfekte e kanë kryer mashtrimin.

Arrestimi i  hakerave  mbrëmë u realizua në Shkup, Prilep dhe Shtip, ndërsa në shtëpitë e tyre policia konfiskoi një numër të madh të kompjuterëve, smartfhona dhe tableta, me të cilat e kanë kryer veprën penale. (Rexhep Qamili, TVM2)