Botë
Sofje, Thaçi takon presidentin malazez Vujanoviç
07.12.2017 12:27
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Sofje homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç...

“Në margjinat e forumit në Sofje, kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!”,- ka shkruar Thaçi në Twitter, pa zbardhur detaje për përmbajtjen e takimit.
Ky takim i dy presidentëve vjen në rrethana kur në Kosovë po debatohet nëse duhet apo jo të ratifikohet marrëveshja e Kosovës me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, pasi Vetëvendosja opozitare, por edhe dy partitë në pushtet, AAK dhe Nisma, vlerësojnë se marrëveshja e arritur nga qeveria e kaluar është në dëm të Kosovës, e cila humb një pjesë të territorit të saj.
