Maqedoni

Konferencën në Sofje "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit"

07.12.2017 13:04

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet konferencë ndërkombëtare "Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit"...

Në konferencën e hapur nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov, dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, temë e debatit është lehtësimet kufitare në rajon për intensifikimin e tregtisë, si dhe për TI rajonale dhe klasterë teknologjikë, me qëllim të hapjes së perspektivave për sektorin privat.

Në konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiq, presidentët e Malit të Zi dhe të Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Tregtisë së BeH-së, Miro Shaporiq, si dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han.