Maqedoni
Vetëpunësimi për nënat kryefamiljare, mundësi për përfshirje në tregun e punës
07.12.2017 15:23
Nënat që vetë përkujdesen për fëmijët e tyre, kanë nevojë për përfshirje sociale dhe siguri më të madhe...

Nënat që vetë përkujdesen për fëmijët e tyre, kanë nevojë për përfshirje sociale dhe siguri më të madhe në mënyrën e punësimit dhe përfshirjen në tregun e punës.
Kjo është konstatuar në kuadër të programit njëvjeçar për vetëpunësim të nënave kryefamiljare, të realizuar në Shkup, Shtip dhe Manastir.
“Projekti kishte më tepër komponentë. Të gjithë ata komponentë në mënyra të ndryshme ishin të dedikuar që në mënyrë specifike të ndihmojnë grupit përkatës. Përveç trajnimeve në pjesën e aftësimit profesional, po ashtu kishte përkrahje psiko-sociale, ndihmë nga mentorë, por edhe sistem të kujdesit për fëmijë për nënat që nuk kanë mundësi ta organizojnë atë”,- tha menaxherja e projektit, Isidora Sidorovska.
“Me këtë projekt dëshmuam se përveç programit operativ që është i orientuar drejtpërdrejt për punësim dhe subvencionim për punësim, ekzistojnë edhe kategori të njerëzve që mund t’i shfrytëzojnë të gjitha programet në programin operativ të punësimit, prandaj shpresojmë se kjo do t’i nxisë kreatorët e politikave që të mendojnë edhe për këtë kategori të popullsisë”,- tha Mile Boshkov nga Biznes Konfederata e Punëdhënësve.
Projekti është financuar nga Komisioni Europian, ndërsa është realizuar në bashkëpunim me Institutit për menaxhment dhe përkrahje, Shoqatës së grave afariste dhe Konfederatës së biznesit të Maqedonisë.
GYLTENE SINANI
