Maqedoni
Shtyhet seanca për rastin “Total”, Llatas kërkon video dhe audio incizim të seancave
07.12.2017 16:05
Edhe gazetari, Dragan Pavoviç – Llatas, i akuzuar në rastin “Total” për “fshehjen e tatimeve personale”...

Edhe gazetari, Dragan Pavoviç – Llatas, i akuzuar në rastin “Total” për “fshehjen e tatimeve personale”, kërkoi video dhe audio incizim të seancave, pasi që ai dhe avokatët e tij nuk besojnë se gjithçka që do të prezantohet do të shënohet në procesin verbal gjyqësor.
Kjo ishte arsyeja e anulimit të seancës kryesore për shqyrtim, e cila u ricaktua për më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në sallën e parë të Gjykatës Penale, pasi vetëm aty mund të mundësohet një gjë e tillë.
Avokatët e Llatasit, të cilët nuk lejuan që të merren pamje para fillimit të seancës, tashmë vlerësojnë nevojën imediate të incizimit të seancave për të përjashtuar çdo dyshim për mbarëvajtjen e këtij procesi. Pala mbrojtëse drejtoi vërejte se në procesin verbal të seancës së kaluar nuk janë interpretuar siç duhet fjalët e tyre.
Avokatët e Llatasit kërkojnë seancë parapërgatitore, plotësimin e listës së dëshmive dhe ndarjen e provave. Edhe pse është dashur, në gjykatë nuk erdhën përfaqësuesit e dy kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Centar”.
Në seancën e kaluar, Dragan Pavloviç - Llatas kërkoi nga gjykatësja, Sofçe Gavrillova –Efremova, që bisedat e përgjuara të mos jenë dëshmi dhe për këtë të vendos Gjykata e Apelit.
Personi fizik, pronari i Ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center”, është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka dorëzuar të dhëna të rrejshme me qëllim që ai dhe personat juridikë t’u shmangen tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve.
Persona juridikë e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro. Për këtë vepër penale i akuzuari mund të dënohet me të paktën katër vite burg.
REXHEP QAMILI
