SHBA përforcon sigurinë e transportit ajror
Zyrtarët e SHBA-ve, informojnë se do të rrisin sigurimin e aeroporteve, nga të cilat ka fluturime në drejtim të vendit............

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po i përforcojnë masat për sigurimin e aeroporteve. Zyrtarët e SHBA-ve, informojnë se do të rrisin sigurimin e aeroporteve, nga të cilat ka fluturime në drejtim të vendit.
Autoritetet e SHBA-ve frikohen se rrjeti i Al-kaedës në Siri dhe Jemen po planifikojnë sulme.
Agjencioni i lajmeve “Rojters”, nga burime anonime mëson se masat e reja do të përfshijnë kontrollet plotësuese të këpucëve dhe veshjeve të udhëtarëve.
“Do të dëshiroja t’i siguroja njerëzit që udhëtojnë se ne kemi një ndër regjimet më të fuqishme të sigurimit në botë, që është me rëndësi të respektohen, sepse mbrojnë udhëtarët dhe nuk do të ketë vonesa për të arritur në destinacionin e duhur në kohë”, deklaroi shefi i Transportit, Patrik Meklogin.
Kjo nismë vjen në sezonin turistik veror, ku shumica e udhëtarëve frekuentojnë aeroportet për shkak të pushimeve verore. (Flutura Latifi, TVM2)
