Raporti i punës i AKMIS, Saliji: Zbuluam keqpërdorime
Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë konstatoi parregullsi të shumta në punën e Gjykatës Penale....

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë konstatoi parregullsi të shumta në punën e Gjykatës Penale të Shkupit dhe Gjykatës Supreme lidhur me përdorimin e sistemit AKMIS (Sistemi i Menaxhimit të Kompjuterizuar të rasteve gjyqësore), njofton “TVM2”.
Sipas ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji, në Gjykatën e Apelit, Komisioni gjeti se ACMIS është implementuar dhe përdoret rregullisht, përveç në pjesën për administratën e gjykatave.
Ministria e Drejtësisë vërtetoi se lëndët në njësinë e Shkupit janë ndarë në duar, kurse 860 lëndë aspak nuk kanë fituar gjyqtar. Ministri i Drejtësisë tha se renditja vjetore për vitin 2016 dhe 2017 është ndërruar shumë herë dhe me procedurë jo të rregullt. Ai tha se në këtë mënyrë nuk është zgjedhur gjyqtar në raste, sepse qëllimisht janë vendosur gjyqtarë konkret për lëndë të caktuara.
“Ministria e Drejtësisë i rekomandon Këshillit Gjyqësor të monitorojë vazhdimisht punën e gjykatave në zbatimin e AKMIS-it dhe zbatimin e Ligjit për menaxhimin e lëvizjes së çështjeve në gjykata dhe rregullat e procedurës së gjykatës”,- deklaroi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.
Ministri Saliji tha se Ministria e Drejtësisë në të ardhmen do të krijojë një praktikë të një perspektive të vazhdueshme në funksionimin e AKMIS dhe shtoi se vëzhgimi i komisionit do të vazhdojë në gjykatat e tjera në vend.
Sipas tij, raporti do të dërgohet në institucione të tjera kompetente, të cilat do të duhet të përcaktojnë nëse pretendimet tregojnë se kryetarët e gjykatave kanë kryer ndonjë vepër penale apo jo. (Besim Abdullai, TVM2)
