Kaos për kryeprokurorin në Shqipëri, ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje të shpejtë
Skadimi i mandatit të prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla.....

Skadimi i mandatit të prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka shkaktuar jo pak zhurmë në Shqipëri.
Në një kohë kur shumica qeverisëse pretendon se mandati përfundon sot, opozita pretendon të kundërtën. Në Komisionin e ligjeve sot ka pasur debate pikërisht për këtë ngërç, debat i cili ka përfunduar me largimin e opozitës.
ShBA dhe BE janë pro qëndrimit të mazhorancës. Ata kërkojnë që mandati i Adriatik Llallës të ndërpritet dhe të vijojnë procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit që do ta pasojë.
Nga ana tjetër, kryeministri, Edi Rama, nga Bullgaria i ka bërë apel opozitës të gjejë një zgjidhje të përbashkët.
Por, Partia Demokratike nuk pranon të ulet në tryezë, duke i kërkuar qeverisë të ndërpresë menjëherë procedurat. Sipas Bashës, Shqipërisë i duhet pakt për një shtet ligjor. (Luljeta Ndoka, TVM2)
