Maqedoni

Mot me diell me mjegulla të dobëta të mëngjesit

08.12.2017 09:04

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, nëpër fushëgropa të caktuara me kushte për mjegull të dobët të mëngjesit...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në zero, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 16 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me mjegull të dobët mëngjesi, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.
 
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 10 gradë./mia