Gruevski viziton Hong Kongun
Kryeministri, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kong-ut, Lung Çun-jing, i cili është pjesë e Republikës Popullore të Kinës............
Kryeministri, Nikolla Gruevski, sot realizoi takim me kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kong-ut, Lung Çun-jing, i cili është pjesë e Republikës Popullore të Kinës. Këta dy të fundit, folën për përparimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve, si dhe për arritjen e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të përbashkët. Gjithashtu, në të ardhmen do të angazhohen për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes dy palëve dhe ndërmjet biznesmenëve nga Maqedonia dhe biznesmenëve nga Hong Kongu.
“Biseduam për zbatimin e procedurave që do të çojnë drejt nënshkrimit të marrëveshjeve për të nxitur marrëdhëniet ekonomike dhe plotësimin e kornizës ligjore për bashkëpunim të thelluar ndërmjet dy palëve, të cilat janë iniciuar nga Qeveria e Maqedonisë, ndërsa u bë fjalë edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
“Gjatë bisedës, kisha mundësinë për të dëgjuar për mundësitë që u ofrohen biznesmenëve nga Hong Kongu dhe për bizneset që janë të locuara në Hong Kong për bashkëpunimin me biznesmenët e Maqedonisë”, theksoi nga Këshilli Ekzekutiv i rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kong-ut, Lung Çun-jing.
Kryeministri, Nikolla Gruevski, ka ofruar bursa për student nga Hong Kongu, për të studiuar në Universitetin e Teknologjisë Informative "Shën Apostull Pali" në Ohër.
Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për realizimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë së filmit mes subjekteve të këtij sektori nga të dyja anët. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
