Botë

Autoritetet turke dhanë urdhër për arrestimin e 56 anëtarëve të dyshuar të FETO-s

08.12.2017 09:55

Autoritetet turke sot dhanë urdhër që të arrestohen gjithsej 56 anëtarë të dyshuar të Organizatës së ashtuquajtur terroriste FETO...

Autoritetet turke sot dhanë urdhër që të arrestohen gjithsej 56 anëtarë të dyshuar të Organizatës së ashtuquajtur terroriste FETO, publikoi televizioni turk NTV.
 
Operacioni zbatohet me urdhrin e Prokurorisë kryesore të Stambollit. Aksioni zbatohet në Stamboll si edhe në 18 rajone të tjera, në mesin e së cilave Adana, Ankara, Ajdin, Bingol, Hataj, Izmir, Tekirdag dhe Zonguldak.
 
Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona të cilët dyshohen se e kanë përdorur aplikacionin celular Bajlok (ByLock) për përgatitjen dhe zbatimin e tentimit të vitit të kaluar për grusht shtet.
 
Sipas autoriteteve turke, grupi FETO i Fetullah Gjylenit, qëndron pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar./mia