Botë
Tërmet mesatar në afërsi të Rodosit
08.12.2017 10:31
Një tërmet me intensitet prej 4,3 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes është regjistruar...

Një tërmet me intensitet prej 4,3 ballësh sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes është regjistruar në afërsi të ishullit grek Rodos.
Instituti për gjeodinamikë në Athinë kumtoi se epiqendra e dridhjes ka qenë në det në verilindje të ishullit.
Nuk ka informacione për persona të lënduar ose dëm të shkaktuar material./mia
