Botë

Jerusalemi - kryeqytet i Izraelit, Mogherini: vendimi i Trumpit na sjellë në periudha të errëta

08.12.2017 12:46

Vendimi i presidentit, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraeli është shqetësues...

Kështu u tha gazetarëve përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Mogherini theksoi se “vendimi i presidentit Trump mund të çojë prapa në kohë dhe të na sjellë në periudha më të errëta".

Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së, pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”,- theksoi Mogherini.

Ajo theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështje.

Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.