Botë

Tillerson: sanksionet ndaj Moskës mbeten në fuqi

08.12.2017 13:05

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas takimit me homologun e tij rus në Vjenë...

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pas takimit me homologun e tij rus në Vjenë, tha se sanksionet ndaj Moskës do të mbeten në fuqi deri kur Rusia të tërhiqet nga Ukraina.

Kryediplomati amerikan foli përballë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë kurrë pushtimin dhe përpjekjen e Rusisë për aneksimin e Krimesë.

Tillerson tha se çështja e Ukrainës është pengesa kryesore për marrëdhënie më të mira mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Në konferencë, ministri i jashtëm rus, Lavrov, tha se Moska e mbështet marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OSBE-ja dhe punën e misionit të posaçëm të monitorimit në Donbas.

Diplomatët kishin shpresuar që takimet në kuadrin e konferencës së OKB-së do të shënonin përparim drejt kushteve për një forcë paqeruajtëse të OKB-së për Ukrainën.

Por, palët kryesore, siç u pa edhe nga komentet e Tillersonit dhe Lavrovit, mbeten ende larg në qëndrimet e tyre.