OJQ-të: Të ndalet dhuna ndaj LGBT-së në Maqedoni

08.12.2017 15:44

Dhuna ndaj komunitetit të LGBT-së në Maqedoni me doemos duhet të ndalet....

Dhuna ndaj komunitetit të LGBT-së në Maqedoni me doemos duhet të ndalet, ndërsa rolin kryesor në parandalimin e saj e kanë institucionet shtetërore, njofton “TVM2”.

Kështu thonë OJQ-të që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të LGBT-së, sipas të cilave dhuna ndaj personave me orientim të ndryshëm seksual është përditshmëri e hidhur dhe kërkon ndryshim të gjendjes faktike.

“Prej vitit 2013 e deri më sot, në Maqedoni janë regjistruar 18 raste të urrejtjes në bazë të orientimit seksual që ende janë të pazgjidhura nga organet shtetërore. Të gjitha përgjigjet që i kemi marrë nga Prokuroria janë se hetimi është në rrjedhë e sipër”,- u shpreh  koordinatorja e Qendrës për Mbështetje të Komunitetit LGTB, Biljana Ginova.

“Në këtë drejtim është shumë e rëndësishme që të tregohet angazhimi institucional, që veprat e diskriminimit dhe të dhunës në të ardhmen të sanksionohen”,- tha Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

“Qëllimi kryesor i ndryshimeve të ardhshme të Kodit Penal duhet të fokusohen në përshpejtimin e zbardhjes së veprave të urrejtjes së këtyre personave dhe me zgjerimin e definicionit ligjor dhe parashikimit të formave të tjera të krimeve të urrejtjes, me çka do t’i detyrojë institucionet shtetërore të ndjekin dhe t’i procesuojnë deri në fund këto raste në gjyq”,- u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

“Ata të cilët punojnë në polici dhe gjykatë kanë rol të rëndësishëm në shoqëri në mbështetjen e ndryshimeve dhe ata duhet t’i mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT”,- u shpreh zëvendësambasadori i Britanisë në Shkup, Poll  Edvarts.                                                                          

Ekspertët anglezë si gjykatës dhe prokurorë veç më kanë filluar t’i trajnojnë punonjësit policorë, prokurorët, gjykatësit dhe studentët për ngritjen e vetëdijes dhe eliminimin e diskriminimit të këtyre personave gjatë punës së tyre. Konferenca e sotme ndërkombëtare “Qasje deri tek drejtësia për komunitetin LGBT” u organizua nga Komiteti i Helsinkit dhe nga “Stonvoll” nga Anglija. (Rexhep Qamili, TVM2)