Protesta para qeverisë, kundërshtohet ndërtimi i minierës “Kazandoll”

08.12.2017 16:06

Me mbishkrime “Stop për Kazandollin”, qindra qytetarë kanë protestuar para qeverisë.....

Me mbishkrime “Stop për Kazandollin”, qindra qytetarë kanë protestuar para qeverisë kundër ndërtimit të minierës “Kazandoll”, njofton “TVM2”.

Protestuesit thonë që qeveria në rend të parë duhet të ketë shëndetin e qytetarëve dhe jo beneficionet materiale që mund t’i kenë nga ndërtimi i kësaj miniere. Edhe pse marrëveshja për ndërtimin e kësaj miniere është bërë me qeverinë e kaluar, sipas tyre, ka hapësirë për t’u prishur marrëveshja. 

“Jemi mbledhur për t’u dhënë apel institucioneve qeveritare kushdo që të jetë, kurdo që të jetë, që mos t’i shtynë punët me forcë, sepse paratë nuk janë gjithmonë gjëja e vetme për të cilën ne duhet të luftojmë, duhet që të luftojmë edhe për shëndetin”,- tha protestuesi, Zoran Vellkovski.

“Epilogu që duhet të pritet është të ndalohet ndërtimi i mëtejshëm i miniserave të vdekjes dhe në qoftë se nuk dëgjohet zëri i qytetarëve atëherë besoj që protestat e këtilla do të bëhen më masive”,- u shpreh protestuesja, Zhana Zhivadinoviç.

“Në lidhje me ata që kanë marrë leje apo koncesione nga qeveria e kaluar për ndërtimin, ato janë “Kazandoll” dhe “Llovica”, ne e kemi marrë marrëveshjen për koncesion në lidhje me “Kazandollin” dhe e kemi analizuar me ekipin tonë të juristëve. Mendojmë se ka bazë ligjore, përmes të cilës mund të prishet kjo marrëveshje”,- theksoi Maja Moraçanin nga RDM.

Gjithashtu protesta kishte edhe në Vallandovë, ku qytetarët thonë se ata do të luftojnë për të ndaluar ndërtimin dhe fillimin me punë të minierave. (Ersan Pajaziti, TVM2)