Erdorgan, takim me myslimanët në Greqi
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili realizoi një vizitë dyditore në Greqi....

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili realizoi një vizitë dyditore në Greqi, ka vizituar privatisht krahinën lindore të Trakës, e banuar me popullatë të besimit islam, derisa në qytetin e Komotinisë ka kryer namizin e Xhumasë në xhaminë “Kir Mahala”, si dhe u është drejtuar banorëve duke i quajtur bashkëkombas, ndërsa shumë prej tyre kanë brohoritur duke e quajtur “lideri ynë”.
Erdogan ka vizituar edhe një shkollë myslimane. Pavarësisht se Erdogan ka ripërsëritur qëndrimin e tij duke i quajtur minoritarët e Trakës si turq dhe jomyslimanë, siç i konsideron Athina, në një “non paper” të shpërndarë orët e fundit, Athina zyrtare e konsideron pozitive vizitën e tij në Greqi për disa arsye: së pari, vërtet Erdogan ka kërkuar publikisht rishikim të Traktatit të Lozanës, por ka marrë përgjigjen e prerë nga presidenti Pavlopoulos dhe kryeministri Tsipras se ajo marrëveshje është guri i themelit në marrëdhëniet dypalëshe, sepse garanton paqen jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në rajon.
Së dyti, përveç marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik do të rifillojnë negociatat midis dy vendeve për shelfin kontinental në Egje, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare; Së treti, presidenti turk ka njohur për herë të parë publikisht se minoriteti mysliman në Trakë është i ndarë në 3 grupime, ai me origjinë turke, romake dhe rome; Së katërti, do të rifillojnë negociatat për një zgjidhje të çështjes qipriote.
