Kuvend, ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”
Ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017....

Ndahet çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2017. Ndarja u bë në një akademi solemne në Kuvendin republikan, me ç’rast në sferën e edukimit dhe arsimit çmimin e mori profesori dhe shkrimtari, Venko Andonovski, dhe historiani, Naim Alimi, njofton “TVM2”.
Në sferën e kulturës dhe artit çmimi iu nda artistit muzikor, Garabet Tavitjan, shkrimtarit, Jordan Plevnesh, dhe filologes, Ilindenka Petrusheva. Në emër të fituesve të këtij çmimi foli profesori dhe shkrimtari, Venko Andonovski, i cili tha se ky çmim nuk do të ishte meritor pa punën dhe përkushtimin e këtyre njerëzve nëpër fushat e ndryshme.
“Pa film, kritika filmike dhe filma, pa dramë, teatër, prozë, pa muzikë, pa histori nuk ka realitet. Shën Klementi është dishepull dhe mësues. Ne të gjithë jemi mësuar nga dikush, që do të thotë që ne ishim studentë dhe ne jemi mësues gjithashtu”,- u shpreh fituesi i Çmimit “Shën Klimenti i Ohrit”, Venko Andonovski.
Vendimin e solli Këshilli Organizativ për Çmimin Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” nën kryesimin e akademikut, Vllado Kambovski. Çmimi “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit të njeriut dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Maqedonisë. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
