Japonia do të blejë raketa ajrore sulmuese

08.12.2017 20:27

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e në rritje të Koresë së Veriut, Japonia......

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e në rritje të Koresë së Veriut, Japonia duket e vendosur të blejë raketa ajrore sulmuese edhe pse janë në shkelje të kushtetutës së saj, që parashikon përdorimin e forcës vetëm në mbrojtje.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i mbrojtjes së Japonisë, Itsunori Onodera, i cili tha se ministria do të kërkojë një buxhet të posaçëm që nga viti i ardhshëm për të blerë raketa me rreze të gjata veprimi.

Plani i Ministrisë së Mbrojtjes në Japoni është blerja e raketave ajrore prej 560 milionë dollarësh nga firmat amerikane, si dhe raketa nga Norvegjia, që do të arrinin në 310 milionë dollarë.