Kinshasa, 14 paqësorë të KB-së kanë humbur jetën
08.12.2017 20:34
Të paktën 14 paqësorë të KB-së e kanë humbur jetën....

Të paktën 14 paqësorë të KB-së e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë lënduar sot gjatë sulmit mbi pjesëtarë të Forcave paqësore të Organizatës Botërore në “DR Kongo”.
Siç njoftoi udhëheqësi i misioneve paqësore të KB-së, Zhan-Pjer Lekroa, sulmi ka ndodhur në provincën Kivu, në pjesën veriore të vendit.
Tani për tani nuk janë kumtuar më shumë hollësira për incidentin, as kush qëndron pas sulmit. Lekroa tha se është "i shokuar" për shkak të sulmit, duke shtuar se në vijim është evakuimi i paqësorëve të lënduar.
