FSSH

FSSH, lehtësime për marrjen e disa ilaçeve

03.07.2014 16:54

Prej 8 korrikut, 10 barëra nga lista e spitaleve do të kalojnë në listën primare apo barnatore, që do të thotë lehtësim për 250 mijë të siguruar shëndetësor, ku pjesa më e madhe janë të sëmurë kronik, njoftuan nga Fondi për Sigurim Shëndetësor..............

Prej 8 korrikut, 10 barëra nga lista e spitaleve do të kalojnë në listën primare apo barnatore, që do të thotë lehtësim për 250 mijë të siguruar shëndetësor, ku pjesa më e madhe janë të sëmurë kronik, njoftuan nga Fondi për Sigurim Shëndetësor.

“Për 10 barëra bëmë ndryshime dhe i vendosëm në listën primare, gjegjësisht vetë të siguruarit shëndetësor në barnatore menjëherë të mund t’i marrin në llogari të Fondit pa u ngarkuar buxheti i spitalit dhe pa u munduar pacientët deri te spitalet”, deklaroi drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva Zmejkova.

Qëllimi i këtij projekti është që të siguruarit shëndetësor në mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë t’i marrin ilaçet e tyre pa u nënshtruar kontrolleve mjekësore.

Falë këtij ndryshimi, do të lirohen 250 mijë terminë dhe do të eliminohen pritjet e gjata dhe mjekët do të kenë më shumë kohë tu përkushtohen pacientëve, të cilët vijnë në ordinancë të kontrollohen. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)