Pjesëtarë të armatës izraelite kanë vrarë dy demonstrues palestinez

08.12.2017 21:38

Pjesëtarë të armatës izraelite kanë vrarë dy demonstrues....

Pjesëtarë të armatës izraelite kanë vrarë dy demonstrues, të cilët protestonin në Rripin e Gazës afër kufirit me Izraelin, informoi Ministria e Shëndetësisë e administratës së Lëvizjes Hamas.

30 vjeçari Mahmud al-Masri u qëllua në lindje të qytetit Han Junis, në pjesën jugore të enklavës. Ky është palestinezi i parë i vrarë në protestat kundër vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.   

Palestinezi i dytë u qëllua në protestat në pjesën lindore të Rripit të Gazës dhe ai ende nuk u identifikua. Poashtu Mbi 217 palestinezë janë lënduar në përleshjet me policinë izraelite në Bregun perëndimor të lumit Jordan dhe në Jerusalemin lindor, njofton  Gjysmëhëna e Kuqe palestineze.

Vendimi presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, shkaktoi zemërim dhe protesta edhe në Jordani, Egjip, Indi, Afganistan, Pakistan dhe vende tjera.

Në disa vende, demonstruesit dogjën flamuj amerikanë dhe izraelitë. Poashtu vendimi u kritikua edhe nga shtetet perëndimore si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, por edhe nga Rusia. Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, deklaroi sot se vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit “është kundër logjikës së shëndoshë”.