Botë
Shqipëri, vritet vëllai i ish-deputetit socialist
09.12.2017 11:56
Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi Aleksandër Ndoka, vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka...

Burimet thanë se 8 persona janë shoqëruar në polici për tu pyetur rreth ngjarjes si persona që mund të kenë dijeni apo dinë rrethanat e ekzekutimit të Ndokës.
Policia e Lezhës tha se po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.
Policia e Lezhës e mbështetur dhe nga shërbimet FLO Shkodër kanë krehur e gjithë zona, për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale, si dhe po administrohen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private.
Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë rreth orës 4:20, minuta të mëngjesit në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u qëllua me armë zjarri përpara banesës së tij, teksa po zbriste nga automjeti tij “Mitsubishi”.
Në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë kanë gjetur 14 gëzhoja automatiku “Kallashnikov”, por burimet e policisë thonë se 48 vjeçari kishte së paku 9 plumba në trup.
