Maqedoni

Siguria e grave në hapsirat publike grate,të jenë pjesë e dizajnimit të hapësirës publike

09.12.2017 15:07

Nga Zyra e UN Women me seli në Shkup raportojne se momentalisht gratë nuk e përjetojnë hapësirën publike në kryeqytet...

Statistikat alarmojnë mungesën e sigurisë së grave për lëvizje të lirë në orët ë mbrëmjes.  Parqet, rrugicat e ngushta dhe të pandriçuara, zonat e errëta në komuna , tregon se planifikimi urban nuk ofron  qasje të barabartë për të gjithë, andaj grate deklarohen se në orët e mbrëmjes nuk do të liviznin fare. 
 
Sipas kesaj shoqate ka  raportime  te larta për  ngacmime  si dhe adresim të fjalëve  negative,  Mungesa e reagimit ndaj situatave te ketilla, shendërrohet në përditshmëri e cila po merr trajtën e një norme shoqërore të tolerueshme.
 
Problemi mund të merr kahjen e zgjidhjes nëse gratë bëhen pjesë e vendimarrjes në planifikimin hapsinor, ekspertët e fushës pohojnë dallimin e kornizës krijuese arkitektonike mes dy gjinive, ndërsa theksojnë qasjen më selective të grave për planifikim me rend më organik, ndërsa mungesa e përfshirjen së grave ka krijuar hapsira publike  me definim mashkullor.   
 
“Në nivel local ,të qytetit te Shkupit, kemi testuar shkallen e dhunës dhe sigurinë e grave në hapësirat urbane. Nga viti 2012 kemi të dhëna se 38 % të grave të intervistuara në qytetin e Shkupit, janë shprehur se në pjesët e caktuara të qytetit nuk ndihen të sigurta, dhe në po këto hapësira nuk do të lëvizinin apsolutisht. Ndërsa 60 % e tyre deklarojnë se në mbrëmje fare nuk do të leviznin në qytet, ajo Çfar është më karakteristike për ne si shoqëri , kemi shkallë të lartë të tolerancës ndaj  ngacmimit seksual, hedhje të fjalëve, komenteve të këqija, mandje nga grat e intervistura rreth 49 %  janë deklaruar se nuk do të reagonin ndaj situatave të tilla, kjo është një shkallë e lartë e tolerancës, sikur kjo është një pjesë normale e jetës sonë  sociale”, tha Dominika Stojanoska, udheheqeëse e zyrës së  UN WOMAN – Shkup.
 
Gratë duhet të jenë pjesë e procesit të dizajnimit të formësimit dhe të vendimmarrjes, për hapësirat e përbashkëta , sepse janë shumë më selektive në idenë se si ato e shfrytëzojnë hapsirën, se si ato e shohin ose si e përjetojnë hapësitën. Arkitekjta nga Kosova Eliza Hoxha, pohon se  grat edhe estetikisht janë shumë më selective në kuptimin e hapësirave, andaj  gruaja mundet t’i jap pjesën e munguar të dizajnit që hapsirat të duken më të sukseshme.
 
“Gruaja është një far mjeti matës se sa është një hapsirë publike e suksesshme , dhe nëse është kuota ose norma mbi 50% e shfrytzimit të hapsirës publike nga grat, cila grup mosh qoft ajo, atëherë supozohet që ajo hapsirë është e suksesshme, cilsohet si e suksesshme. Tash krejt në këtë rëfim qysh mundet gruja me qen parametër matës për një hapsirë të suksesshme e mos me qenë pjesë përbërëse e procesit të vendimeve që miren për atë, dhe mendoj që këtu është një lloj diskrepance”, tha Eliza Hoxha, arkitekte.
 
Për marrjen e masave ndaj kësj problematike , javen që lam pas  u zhvillua edhe konferenca rajonale. E drejta për qytet qe ju takon të gjithëve, ku morën pjesë edhe përrfaques të institucioneve që premtojnë përmirsimin e situatës evidente që si problmatikë është e njëjtë edhe  në vendet e rajonit. 
 
Arlinda Baftiu