Maqedoni

Xhaferi për Zërin e Amerikës: Deri në prill do të zbatohen reformat në gjyqsor

09.12.2017 15:33

Maqedonia deri në prill mund ti përmbush kërkesat e faktorit ndërkombëtar për zbatimin e reformave...

Maqedonia deri në prill mund ti përmbush kërkesat e faktorit ndërkombëtar për zbatimin e reformave, në veçanti në gjyqësor dhe në sistemin e sigurisë kur pritet raporti i progresit i Komisionit Evropian të jetë pozitiv në kuptimin e dhënies së datës për fillimin e bisedimeve për procesin integrues ka deklaruar nga studioja e zërit të amerikës, kryeparlamentari Talat Xhaferi.
 
Për ti përmbushur obligimet,  Xhaferi ka shprehur nevojën e kyqjes së opozitës në miratimin e ligjeve për të cilën beson se  do ti  rikthehen punës në parlament dhe do  të përfshihen në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe të vendit.
 
“Gjithsesi, ka një grup ligjesh që duhet të miratohen me dy të tretat e votave që nënkupton edhe kyçjen e opozitës në proces të miratimit të ligjeve të tilla. Unë mendoj se komunikimi i vendosur me opozitën tani më do të reflektojë në drejtim të të qenurit konstruktive në sajë të interesit të qytetarëve të Maqedonisë dhe vetë shtetit dhe jo për interesa politike apo të garniturave politike. Unë besoj që opozita do të reflektojë kundrejt asaj që është nevojë e kyçjes së përbashkët në miratimin e ligjeve me 2/3 e votave”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar,
 
I pyetur për propozim ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, Xhaferi me përgjigje.
 
“Përparohet dhe zyrtarizohet në shkallë të lartë në përdorim të brendshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe mendoj se për këtë hapësirë plotëson ato rrethana që janë të përkufizuara me kushtetutën dhe me amandamentin 5 të Kushtetutës që buron nga Marrëveshja e Ohrit”, shtoi Xhaferi.
 
Kryeparlamaneri Xhaferi komentoi edhe rastin e Kumanovës, për të cilin tha se faktorët politik janë deklaruar për një rihetim ndërkombëtar, por duhet të shikohen mundësitë se çfarë instrumentesh nevoiten për tu përfshirë faktori ndërkombëtar. 
 
Sa i përket drejtësisë dhe korrupsionit, kryeparlamentari Xhaferi tha se me plotësimin e rregullores së punës së parlamentit, do të duhet të vendosen instrumente të reja dhe të qarta me çka parlamenti do të ketë më tepër kompetenca në mbikqyrjen e punëve të organeve tjera shtetërore. 
 
Ndërkohë rreth politikës së jashtme të vendit, ai tha se janë bërë hapa pozitiv, përfshirë marrëveshjen me Bullgarinë, dhe se pritet edhe dinamikë në negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit, pas takimit të ndërmjetësit Methju Nimic me negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë, në Bruksel, që do të ndodh javën e ardhshme.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU