Ekonomi

Buxheti për vitin 2018, Tevdovski: Zhvillimor, më i lartë nga më parë; Zendeli: Diskriminues për zonat shqiptare

09.12.2017 17:37

Buxheti për vitin 2018 do jë jetë zhvillimor dhe më i lartë krahasuar me vitet e kaluara...

Për herë  të parë, 24, 7miliard denarë janë planifikuar për investime kapitale. Kështu ka deklaruar ministri i financave  Dragan Tevdovski. Njeherit, ai ju bëri thirrje  deputetëve të opozitës të marrin pjesë në debatet për buxhetin. 
 
“Në këtë buxhet për zhvillim të barabartë rajonal mjetet rriten dukshëm diku për 100 milion. Vullneti ynë është që ti rrisim këto mjete dhe kemi vendim  ti rrisim edhe gjatë vitit. Duhet të keni parasysh se pas 11 viteve ne duhet të kujdesemi edhe për mbulimin e borxheve të mbetura, e që për këtë arsye kemi  kufizime”, tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.
 
Nga Lëvizja Besa konsiderojnë se  nuk ka ndonjë buxhet zhvillimor dhe për zonat shqiptarte  situata do të mbetet diskriminuese. Ndërkaq ankohen se kanë dorëzuar 70 amandamente ndërsa vetëm 2 janë pranuar.
 
“Buxhetin nuk e Konsiderojmë  së është një buxhet zhvillimore është buxhet I cili përsëritet në paramentrat e buxheteve që I kemi pasur deri më tash, nuk ka ndonjë ndryshim esencial. Ajo që vlerësojmë është se kemi buxhet me shumë të larta, por do të shifet gjatë vitit të ardhshëm për shka se prakitakt tregojnë se gjithmonë sillen buxhete të larta por amndej me rebalance këto shuma korigjohen dhe sillet në një situatë më reale”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
 
Sipas numrit një të financave, Maqedonia ka dal nga stagnimi ekonomik. Edhe pse Prodhimi i Brendshëm në tre muajt e fundit është rritur për 0,2 %  me planet financiare qeveritare,  progresi në muajt e ardhshëm është i pashmangshëm. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU