Botë

Kajro, Liga Arabe kundërshton trampin për Jerusalemin

10.12.2017 12:44

Njohja që i bëri presidenti amerikan Donald Trump Jeruzalemit, si kryeqytet të Izraelit rrezikon futjen e Lindjes së Mesme në dhunë dhe kaos, thonë zyrtarët arabë...

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabë deklaruan se vendimi i Presidentit amerikan do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jenë më mbështetëse të ndërmjetësimit të paqes në Lindjen e Mesme.
 
Deklarata e 22 shteteve, duke përfshirë aleatët e ngushtë të SHBA, vjen pas ditës së tretë të  dhunës dhe protestave në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë për Jerusalemin Lindor, të okupuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.
 
Për Presidentin Trump vendimi që ai mori përmbush një premtim të fushatës. Pas këtij vendimi, Presidenti amerikan është përballur me kritika të ashpra.