Botë
OKB paralajmëron Korenë e Veriut
10.12.2017 13:11
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara u tha disa prej figurave kyçe koreano-veriore se....

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara u tha disa prej figurave kyçe koreano-veriore se, ekziston një “nevojë urgjente” për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit, për të shmangur rrezikun e një luftë.
Lajmi bëhet i ditur nga vet organizmi ndërkombëtar, përmes një deklarate, pas vizitës në Penian të Jeffrey Feltman, një udhëtim i nivelit të lartë nga një zyrtar i OKB-së në vendin e izoluar komunist në 6 vitet e fudnit. Koreja e Veriut njofton se ka rënë dakord për të ruajtur linja komunikimi të rregullta me Kombet e Bashkuara.
Tensionet mbi programin e armatimeve të Veriut komunist janë rritur edhe më shumë, pas testimit më të fundit të raketës balistike gjatë javës së kaluar. Veriu komunist thotë se, ajo ishte raketa më e avancuar deri më sot, e aftë të arrijë deri në territorin kontinental të Shteteve të Bashkuara. Testimi ishte i fundit i një serie provash të raketave bërthamore dhe atyre balistike, të kryera në kundërshtim të hapur të sanksioneve të vendosura nga OKB.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar ndërkohë stërvitje ushtarake të shkallës së gjerë, si për të treguar forcën kundrejt vendit të izoluar. Pasi Feltman u takua me zyrtarë të lartë koreano-veriorë, “të gjitha palët ranë dakord se situata aktuale ishte më e tensionuara dhe më e rrezikshmja, sa i përket paqes dhe sigurisë në botën e sotme”, thuhet në deklaratë. Media shtetërore e Koresë së Veriut kishte thënë më herët se, tensionet aktuale “i atribuohen tërësisht politikës armiqësore të Shteteve të Bashkuara”.
