Maqedoni

MASH: Në arsimin fillor do të zvogëlohet numri i lëndëve; arsimtaret: Nxënësit janë të mbingarkuar

10.12.2017 13:33

Mash planifikon zvogëlimin e numrit të lëndëve në shkollat fillore...

Së shpejti palifikohet edhe debat publik për reformat në këtë sferë. Qëllimi sipas MASH  është që nxënësve tu ofrohet arsimim sa më cilësor sidomos në gjuhë amtare dhe matematike ku nxënësit tone janë ranguar më dobët në krahasim me moshatarët nga rajoni. 
 
Se nxënësit janë të mbingarkuar me lëndë mësmore dëshmojnë edhe prindërit të cilët çdo ditë janë të dertyruar të bartin çantat e fëmijëve deri në shkollë pasi ato peshojnë deri në 2 kilogram. 
 
“Çantat po jan shum të ngarakuara po për klasën e pare”, tha një prind.
 
Në sferën e arsimit kohëve të fundit ka pasur inovacione mirëpo të njejtat kanë qenë të përshpejtuara dhe nuk rezultuar me sukses thekson mësuesja Hatixhe Topalli e cila vlerëson se nxënësit janë të mbingarkuar për moshën e tyre.
                                                                                             
“Nxënësit me të vërtetë janë të mbingarkuar sidomos me lëndët mësimore në bazë të moshës që e kanë është numri i lëndëve mjaft i madh prandaj nuk mund të kemi aq arsim kualitativ përveç lëndëve mësimore ne duhet të bëjmë disa ndryshime në programe mësimore në revidimin e disa librave përkthimi nuk është ashtu siç duhet”, tha Hatixhe Topalli, mësuese.
 
Ndërkohë nga LASH bëjnë të ditur se kërkesat e tyre janë drejt realizimit por janë të zhgënjyer  për mosperfshirejn e LASH it  në këto reforma.
 
“Pas dhjetë viteve kërkesat e tona të përditshme të cdo simpoziumi të cdo tribune tash Ministria është në rrugë të mbarë që ti përmirëson gabimet por ne jemi prap të zhgënjyer sepse ne si sjoqëri civile si LASH nuk jemi pjesmarrës në këto ndryshime shoqëria shqiptare civile nuk merr pjesë sepse Mash nuk na ka ftuar të jemi bashkpuntor edhe pse jemi ata që kemi kërkuar ndryshimin e planprogrameve por jo vetëm për klasën e parë dytë trete por edhe për të gjashtën”, tha Nuhi Dardhishta, Kryetar i LASH-it. 
 
MASH paralajmëron se pjesë e reformave do të jenë edhe ndryshimet në planprogramin mësimor,metodat e mësimdhënies si dhe notimi i nxënësve.
 
LUTURA LATIFI