Botë

San Diago, rrëzohet avioni i vogël, dy të vdekur

10.12.2017 14:01

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në një shtëpi në San Diago në Kaliforni....

Piloti dhe një nga pasagjerët u dërguan në spital me djegie, ndërsa dy pasagjerë të tjerë vdiqën në vendin e aksidentit.
 
Avioni kishte tentuar të bënte një ulje në një fushë pas shtëpisë, por u rrëzua dhe u përfshi nga flakët. Banorët e shtëpisë nuk ishin në shtëpi në kohën e rrëzimit të avionit.