Maqedoni
Rruga Bllagoja Toska shqetësim për banorët, kërkohet rregullimi i saj
10.12.2017 14:28
Bulevardi Bllagoja Toska, në Tetovë, paraqet shqetësim të madh për banorët të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë me gropa të mbushura përplot me ujë dhe baltë...

Edhe pse kjo rrugë ka përreth institucione të rëndësishme shëndetësor, arsimore dhe sociale, ajo vazhdon të jetë një problem i madh për qytetarët e Tetovës, të cilët kërkojnë rregullimin sa më të shpejtë të saj sepse është në interes të të gjithëve.
“Duhet, duhet patjetër shiko si duket, duam që komuna të rregulloj këtë rrugë”...
“Pengon duhet të hapet kjo rruga,është rruga kryesore e lidhe spitalin,entin për punësim. Kur bie shi nuk kalohet këtu, grumbullohet ujti dhe s’mund të kalon. Duam nga komuna që të rregulloj këtë rrugë pasi prej 2001 është ndërtuar kjo urë se 17 vite , prej atëherë është dashur të hapet por nuk ndodhi”...
“Si jo problem shumë është, të rregullohet plani ka qenë prej kohësh. Dimrit ngrica, frikohesh kur ecë”...
“Vështir, vështir është, se duhet me u rregulluar pasi është bërë parking këtu,është vështir edhe s’mund të kalohet. Nga komuna kërkojmë se duhet të rregullohet kjo rrugë, është ngarkuar shumë komunikacioni dhe njerëzit janë në rrezik”, thanë banorët.
Ndërkohë udhëheqësi për veprimtari komunale Arsim Nuredini thot se ky problem nuk është vetëm I banorëve por edhe i Komunës së Tetovës, e cila çdo ditë punon për të gjetur një zgjidhje për këtë bulevar.
Sipas tij banorët që kanë objekte ku duhet të kaloj rruga duhet që të legalizojnë objektet e tyre që komuna më pastaj edhe ti kompensoj të njëjtat. Nuredin shprehet për TVM2,se ky projekt i bulevardit Bllagoja Toska, mbetet projekti kryesor I komunës së Tetovës gjatë këtij mandati.
“Sa I përket hapjes së bulevardit Bllagoja Toska, ne nuk e kemi ndërprerë aktivitetet tona , vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me pronar të objekteve dhe tokave ,dhe ne e vlerësojmë si projekt parësor. E vërtet është se deri më tani ka pasur problem objektive dhe subjektive në këtë drejtim. Ku si problem subjektive kanë qenë mos arritja e marrëveshjes me pronarët e tokave dhe të objekteve ku shpresojmë që të arrimë një marrëveshje për kompensimin e tyre”, tha Arsim Nuredini, udhëheqës i sektorit për veprimtari komunale.
Rregullimi dhe hapja e Bulevardit Bllagoja Toska, do të lehtësonte tej mase komunikacionin e ngarkuar të qyteti të Tetovës.
VISAR SADIKI
