Maqedoni
Xhaferi në Uashington, takon Cvetanov dhe krytarin e IRI-t Tvining
10.12.2017 15:01
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington u takua me Cvetan Cvetanov...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington u takua me Cvetan Cvetanov, koordinator i grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë dhe me kryetarin e IRI-t, Daniell Tvining.
Nga pres shërbimi kuvendor njoftuan se Xhaferi dhe Cvetanov kanë biseduar për tema me interes të përbashkët, me ç’rast është theksuar se Republika e Bullgarisë, si kryesuese e ardhshme e BE-së, e di rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye do të jetë përkrahëse e fuqishme në këtë drejtim. Temë tjetër të rëndësishme për të cilën biseduan ishin projektet infrastrukturore rajonale.
Kryeparlamentari Xhaferi është takuar edhe me kryetarin e IRI-t, Daniell Tvining. Në takim, kryeparlamentari Xhaferi ka nënvizuar se puna e IRI-t në Maqedoni është më se e mirëseardhur për shkak se, siç ka theksuar, anketat që i realizojnë ata, përveç asaj që janë neutrale, tregohen edhe si precize, që u konfirmua me rezultatet e zgjedhjeve të paradokohshme.
Të dyja palët janë pajtuar se ky bashkëpunim është i dobishëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen me intensitet më të madh. Me këto dy takime Xhaferi e përfundoi vizitën e punës në Uashington.

