Ekonomi
Rritja e çmimit të naftës, qytetarët: Rriten shpenzimet për jetesë
10.12.2017 15:37
Rritja e çmimit të naftës do të ndikojë në portofolin e çdo qytetari, pasi do të rriten shpenzimet për jetesë thonë qytetarët e anketuar nga TVM2...

Sipas tyre rritja e naftës nuk do të ketë efekt vetëm tek taksitë dhe kompanitë transportuese, por edhe në xhepin e të gjithë qytetarëve pasi me rritjen e naftës do të rriten edhe çmimet e tjera.
Por ata janë skeptik se kjo rritje e naftës do të ndikojë që qytetarët të ndryshojnë mënyrën e transportit dhe të udhëtojnë me autobus apo biçikleta.
“Normailisht se do të ndikon në xhepin tonë, gjithçka do të shtrenjtohet. Duke filluar nga prodhimet ushqimore, pasi që transporti do të jetë më I shtrenjtë, andaj edhe të gjithë prodhuesit do ti rrisin çmimet”…
“Normalisht që nuk është mirë, por për ata që kanë para nuk është problem. Po rritet, por nuk rritet shumë. Ajo është një rritje e vogël prej 2 – 3 dernarë, që nuk besoj se ndikon në udhëtimin me autobus. Mirë është me udhëtu me bicikletë apo autobus, por njerëzit nuk udhëtojnë”…
“Me shumë gjasë që do të rriten edhe çmimet tjera, pasi rriten çmimet në energjetikë, rriten edhe çmimet tjera”, thanë qytetarët e anketuar.
Rritja e akcizës të naftës propozohet nga 1 janari i vitit 2018, ndërsa efekti i pritur në buxhetin për vitin e ardhshëm është 1,6 miliardë denarë. Rritjen e akcizës së naftës Qeveria e propozoi si ndryshim adekuat të rregullativës tatimore.
Madje, efektet nga kjo masë janë rritja e të ardhurave buxhetore, harmonizimi me standardet evropiane dhe rregullativat e Bashkimit Evropian, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, gjegjësisht ulja e ndotjes.
Efekti nga rritja e akcizës së naftës në mënyrë adekuate është shprehur edhe në rritjen e pritur të së ardhurave nga TVSH-ja për rreth 350 milionë denarë, që është projektuar në Propozim-buxhetin për vitin 2018. Sipas qeverisë edhe me këtë rritje, çmimi i naftës në Maqedoni do të jetë më i ulët në krahasim me rajonin.
ERSAN PAJAZITI
