VMRO: Nuk ka bisedime me kushtin për qeveri teknike
Nga partia maqedonase në pushtet në një reagim me shkrim theksojnë se bisedime me opozitën nuk do të ketë me kushtin për formimin e një qeverie teknike.........

Ndaj qëndrimeve të LSDM-së nuk ka munguar reagimi I VMRO-DPMNE-së.
Nga partia maqedonase në pushtet në një reagim me shkrim theksojnë se bisedime me opozitën nuk do të ketë me kushtin për formimin e një qeverie teknike.
Strategjia që shtetit dhe qytetarëve ti shkaktohet dëm me qëllim marrjen e pushtetit, përsëri do të ndëshkohet nga populli edhe gjatë zgjedhjeve të radhës.
Nga VMRO-DPMNE thonë se një hap i tillë nuk është asgjë e re pasi kjo është LSDM-ja, ky është Zaevi, Cërvenkovski, e Sheqerinska.
Mospasja e ideve për një garë normale politike dhe beteja që në mënyrë të parregullt të uzurpojnë pushtetin është ideja e vetme e LSDM-së, thonë nga VMRO-DPMNE, sipas të cilës Pendarovski përsëri po tregon mentalitetin e tij prej humbësi dhe pas humbjes bindshëm në zgjedhjet e fundit presidenciale nga Gjorge Ivanovi, tani ka nisur në tribuna partiake të shërojë frustracionet.
