Maqedoni

Bisedimet për emrin, optimizëm në Shkup dhe Athinë, analistët: Bisedimet konkrete dhe më pragmatike

10.12.2017 16:12

Vazhdimi i negociatave për çështjen e emrit të martën në Bruksel kur pritet negociatori Methju Nimic të takojë përfaqësuesit e palëve në kontest...

Vazhdimi i negociatave për çështjen e emrit të martën në Bruksel kur pritet negociatori Methju Nimic të takojë përfaqësuesit e palëve në kontest, do të jetë më pragmatik dhe me gjasë Greqia dhe Maqedonia do të marrin një udhërëfyes për vazhdimësinë  e mëtutjeshme të negociatave, vlerësojnë analistët politik.
 
“Ky takim do të përdoret për tu marrë vesh për ndonjë udhërrëfyes se si gjithë procedura e negociatave të ngjeshet dhe përshpejtohet. Të dyja palët janë nën presion për dallim prej viteve tjera  kur pala greke i përdorte të gjitha argumentet të cilat ja jepte pushteti I kaluar. Mendoj se kësaj rradhe bisedat do të jenë konkrete, më pragmatike dhe mundet informatat për opinion të jenë më të limituara  dhe takimi do të jetë më pragmatik dhe do ta merr drejtimin e vet”, tha Albert Musliu, analist politik.
 
Ndërkaq, nga zyra e ndërmejtësit Nimic është paralajmëruar se ky takim është pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar të dy palët të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.
 
Raund i ri i bisedimeve ka gjetur situatën politike më relaksuese nga herat e tjera, së paku kur zyrtarët e të dyja vendeve kohëve të fundit janë deklaruar se kjo është periudha kur mundësia për zgjidhjen e kontestit me emrin, përkon me vullnet të mirë politik si nga qeveria Maqedonisë ashtu edhe nga ajo e Greqisë.
 
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev  ditë më parë ka deklaruar parreshtur se ka më shumë mundësi se kurrë më parë për të gjetur një zgjidhje me Greqinë dhe  se duhet gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dy palët.
 
Edhe kryeminsitri grek Aleksis Tsipras dje nga Beogradi tha se në vitin 2018  do të ketë lëvizje pozitive në lidhje me kontestin e emrit, në qoftë se, siç tha ai, Shkupi vendos të ndërmarrë hapa pozitiv në këtë drejtim.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU