Ekonomi

Buxheti për 2018, ekspertët: Skeptik, ndryshon me rebalancet

10.12.2017 17:05

Deklarata e ministrit të financave Dragan Tevdoski se buxheti për vitin 2018 do të jetë zhvillimor dhe do të përfshjë investime të mëdha kapitale...

Deklarata e ministrit të financave Dragan Tevdoski se buxheti për vitin 2018 do të jetë zhvillimor dhe do të përfshjë investime të mëdha kapitale, ekonomistët e shohin me skepticizëm për shka se sipas tyre, buxheti gjithmonë projektohet i tillë por gjithçka ndryshon me rebalancet përgjatë vitit.
 
Ndërkaq sipas tyre, qytetarët presin një buxhet më të mirë, pasi që edhe vazhdimisht është premtuar nga organet kompetente. 
 
“Në këtë drejtim është normale të kemi një  buxhet më zhvillimor një buxhet i cili nuk do të jetë një kopje e shëmtuar e buxheteve paraprake kur kishim në fillim të vitit çdoherë buxhete progresive të drejtuara para opininonit por që pas disa muajve I njëjti I nështrohetj rebalanseve të ndryshme dhe fatkeqësisht shkurtimet finansiare ndodhin pikërisht në atë që ishte paraparë si investime kapitale ose edhe shpeshherë në sektorin e arsimit duke goditur më shpesh universitetet, dhe ai që më së shumti  është dëmtuar në këto shkurtime pikërisht ka qenë USHT”, tha Arben Halili, ekonomist.
 
Ekonomistët thonë se përmirësimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore do të ndihmonte targetimin e realizimeve të ndryshme ekonomike, ndërsa sugjerojnë që buxheti të jenë gjithpërfshirës duke mos diskriminuar zonat demografike dhe të arrihet kualitet për gjërat ku do të shpenzohet buxheti. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU