Maqedoni
Një person plagoset nga të shtënat në Ohër
10.12.2017 18:57
Një person është plagosur në të shtënat të cilat sot pasdite ndodhën në Ohër, në afërsi të rrethrrotullimit në bulevardin "Turistiçka" pranë rrugës "Bistrica"....

Policia e konfirmoi incidentin pa zbuluar më shumë detaje për rastin, përveç se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ekipi i teknikës së krimit është duke bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes, si dhe masa të tjera operative për zbardhjen e rastit./Mia
