Diskutim për menaxhim me IPA

11.12.2017 09:37

Eurothink - Qendra për strategji evropiane dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur - Maqedoni.....

Eurothink - Qendra për strategji evropiane dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur - Maqedoni sot organizojnë prezantim të studimit dhe panel diskutimit: "Menaxhimi me instrumentin për ndihmë parainkuadruese - praktika dhe sfida".

Në dokument analizohet shfrytëzimi i fondeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (2007-2013). Theksi është vendosur në mjetet që menaxhohen përmes sistemit decentralizues për implementim.

Qëllimi kryesor është rezultatet e marra nga analiza të shfrytëzohen për promovimin e shfrytëzimit më të mirë të fondeve evropiane, posaçërisht si rekomandime të cilët do të mund të shfrytëzohen për Instrumentin për ndihmë parainkuadruese për periudhën 2014-2020.

Panel-diskutimi duhet të nxisë debat dhe bashkëpunim midis aktorëve të cilët janë të kyçur në procesin e inkuadrimit në BE, si shtetëror ashtu edhe jo-shtetëror, përmes përmirësimit të marrëdhënieve të ndërsjella partnere në shfrytëzimin e fondeve evropiane.