Suedi, tentativë për zjarrvënie kundër një sinagoge
Tre persona u arrestuan sot pas një tentative për zjarrvënie të qëllimshme kundër sinagogës së Geteborgut....

Tre persona u arrestuan sot pas një tentative për zjarrvënie të qëllimshme kundër sinagogës së Goteborgut, qyteti i dytë i Suedisë, njoftoi policia.
“Tre persona u arrestuan për t’u marrë në pyetje dhe morën masën e arrestit me burg pas marrjes në pyetje, dyshuar për përpjekje për zjarrvënie të qëllimshme”,- theksoi policia në një komunikatë.
Sipas këtij burimi, policia ishte njoftuar të shkonte në sinagogën e Goteborgut, që ndodhet në qendër të qytetit, sepse një objekt i përfshirë nga flakët ishte lëshuar kundër ndërtesës.
“Një grup personash të maskuar kanë lëshuar objekte të përfshira nga flakët në oborrin e sinagogës”,- shkruan komuniteti hebre në faqen e internetit.
