Putin, për vizitë në Turqi dhe Egjipt

11.12.2017 11:47

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, sot do të udhëtojë për vizitë në Egjipt dhe Turqi...

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, sot do të udhëtojë për vizitë në Egjipt dhe Turqi, ku do të ketë takime me presidentët e atyre shteteve.

Putin do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin do të bisedojë për problemet ndërkombëtare, përfshirë edhe krizën në Siri dhe situatën në Lindjen e Afërt, kumtoi Kremlini.

Pritet që ata të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale, para së gjithash për zbatimin e projekteve të mëdha në sferën e energjetikës. Putin dhe Erdogan shprehën shqetësim për njohjen amerikane të Jerusalemit, si kryeqytet të Izraelit në bisedën telefonike më 7 dhjetor.

Kremlini kumtoi se Putin në Egjipt do të bisedojë me presidentin e atij shteti, Abdel Fatah al Sisi, për bashkëpunimin bilateral ekonomik dhe tregtar.

Me të do të bisedojë edhe për situatën në Lindjen e Afërt. Gazeta egjiptiane "Al Ahram" kumtoi se në Kajro pritet të nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e centralit bërthamor në atë vend afrikan.