Kryeministri Zaev për herë të parë për vizitë zyrtare në Kosovë

11.12.2017 11:51

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nesër....

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.

Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonas - kosovar.

Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.

Vizita e Zaev është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.