Derivatet më të shtrenjta për gjysmë denari
Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër....

Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe për shitje me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,09, gjegjësisht për 0,74 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 66 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të sitet për 67,5, EURODIZEL (D-E V) për 54,5, ndërsa Vaji ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 43 denarë për një litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,02 denarë për një kilogram ulet çmimi për shitje me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 28,333 denarë.
Si arsye për rritje të çmimeve për shitje me pakicë i derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 2,03 për qind çmimin e lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,517 për qind kursin më të ulët të dollarit në krahasim me denarin.
