Edhe një kontingjent i ARM-së drejt Afganistanit
Në një ceremoni rasti, sot në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, 150 pjesëtarë të Brigadës së Parë të Këmbësorisë së Mekanizuar, dhanë betimin solemn me rastin e shkuarjes së kontingjentit të ri të ARM-së në misionin paqësor në Afganistan.............
Në një ceremoni rasti, sot në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, 150 pjesëtarë të Brigadës së Parë të Këmbësorisë së Mekanizuar, dhanë betimin solemn me rastin e shkuarjes së kontingjentit të ri të ARM-së në misionin paqësor në Afganistan. Pjesëtarët e kontingjentit të rotacionit të 17 –të të misionit paqësor, do të vendosen në komandën qendrore të ISAF-it në Kabul.
“Të jesh pjesë e forcave të ISAF-it në Afganistan, është dëshmi se NATO ka besim në aftësitë e pjesëtarëve të ARM-së. Por, njëkohësisht do të thotë se duhet të kesh përgjegjësi ndaj vetes, kolegëve tu, Shtetit tënd, por edhe ndaj partnerëve tanë. Para jush është një periudhë, në të cilën ju do të keni mundësi sikurse edhe shumë herë deri më tani, ta vërtetoni besimin e lartë që qytetarët e kanë ndaj pjesëtarëve të ARM-së”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Ndërkaq, komandanti i kontingjentit, nënkoloneli Ali Hajro, theksoi se është nderë, por se edhe përgjegjësi të udhëhiqet kjo përbërje, e cila plotësisht është stërvitur për kryerjen e detyrave.
“Kontingjenti e ka atë nderë që të jetë pjesë e operacionit për përkrahjen e paqes në Afganistan, duke tentuar ta dëshmojë profesionizmin e vet, me çka edhe njëherë do t’i vërtetojmë qëllimet tona në rrugën drejt strukturave euroatlantike” - tha ndër të tjera komandanti i kontingjentit, nënkoloneli Ali Hajro.
Në këtë akt solemn, përpos kreut të lart; ushtarak, morën pjesë edhe familjarë e të afërm të tjerë të ushtarëve të ARM-së, të cilët do të marrin pjesë në misionin paqësor në Afganistan. (Nexhati Aqifi, TVM2)
