Sheqerinska: Buxheti për mbrojtjen, 15% më i lartë
Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, është e kënaqur me Buxhetin....

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, është e kënaqur me Buxhetin për vitin e ardhshëm dedikuar sektorit të mbrojtjes, njofton “TVM2”.
Buxheti është për 15% më i lartë dhe arrin në 6,4 miliard denarë, thotë Sheqersinska, sipas të cilës nga kjo rritje do të përfitojë i gjithë personeli i Armatës, i cili nga një janari do të ketë rritje pagash.
“Armata patjetër ta marrë vendin që i takon, në përputhje me funksionin kushtetues të saj, por edhe në përputhje me pritshmëritë që i kemi nga ajo gjithmonë kur përballemi me kriza. Buxheti për vitin 2018 paralajmëron ndryshim radikal të qëndrimit ndaj mbrojtjes. Dëshmon se qeveria në kontinuitet do të investojë në standardin, kushtet, në pajisjet e Armatës, që do të vazhdojë deri në plotësimin e pritshmërive të NATO-s për ndarjen e 2% të bruto prodhimit vendor. Rritja e buxhetit është edhe një mënyrë për të dëshmuar se jemi shumë seriozë në plotësimin e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimit në NATO”- theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Po ashtu Sheqerinska bëri të ditur se në vitin 2018 pjesëmarrja në misionin në Afganistan do të rritet për 20%, derisa në misionin UNIFIL në Liban për 100%. (Gyltene Sinani, TVM2)
