Maqedoni

Ligji për gjuhët në fazë të dytë, Komisioni për Çështje Evropiane pezullon seancën

11.12.2017 17:25

Komisioni për Çështje Europiane hapi diskutimin e pr/ligjit për përdorimin e gjuhëve....

Komisioni për Çështje Europiane hapi diskutimin e pr/ligjit për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë, mirëpo për shkak të mungesës së përfaqësuesve të autorizuar të qeverisë, seanca u shty në kohë të pacaktuar. Në përputhje me rregulloren, afati për shqyrtimin e amendamenteve në Komisionin për Çështje Europiane është kufizuar në tre ditë pune.
 
“Jemi njoftuar se përfaqësuesit e autorizuar, apo ministri i Drejtësisë, si dhe zëvendësministri i Drejtësisë nuk mund të marrin pjesë në seancën e sotme dhe për këtë arsye unë thërras pauzë të kësaj seance dhe për vazhdimin e seancës së sotme do t’u njoftojmë me kohë”,- theksoi kryetari i Komisionit për Çështje të Integrimit, Artan Grubi.
 
Kreu i Komisionit thotë se ka qenë i informuar për mungesën e ministrit të Drejtësisë, mirëpo e ka caktuar seancën pasi ka pritur që në të vjen zëvendësministri si personi i dytë i autorizuar.   
 
“Ne e dinim se ministri i Drejtësisë është në udhëtim zyrtar në Letoni, në Rigë, ndërsa prisnim pjesëmarrjen e zëvendësministrit për arsye se sipas nenit 121, paragrafi 2 i rregullores së Kuvendit, në debat në lexim të dytë është e patjetërsueshme prezenca e propozuesit të autorizuar të ligjit. Në mungesë të zëvendësministrit vendosa që ta thirr një pauzë të seancës së sotme”,- tha kryetari i Komisionit për Çështje të Integrimit, Artan Grubi.
 
Për ndryshimin dhe plotësimin e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve gjithsej janë dorëzuar 90 amendamente. Dy amendamente janë të Lëvizjes BESA, katër të LSDM-së dhe 84 amendamentet e tjera janë të VMRO-DPMNE-së.
 
Pritjet janë që projektligji të miratohet në Komision ditën e mërkurë, ndërsa në seancë plenare para festave të fundvitit. Grubi u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPNDE-së që të vijnë në komision për të mbrojtur amendamentet e tyre dhe ta mbështesin këtë projektligj në Komision dhe në seancën plenare, me të cilin, sipas tij, përmbyllet zbatimi i MO-së.      
 
SHPËTIM NUREDINI