Maqedoni
Gjykata: 30 ditë paraburgim për Abdulfetah Alimin
11.12.2017 18:29
Gjykata Penale në Shkup ia ka caktuar masën paraburgim prej 30 ditësh pjesëtarit të sigurimit të Kuvendit, Abdulfetah Alimi...

Ai është pjesë e të akuzuarve, sipas nenit 313 të Kodit Penal, për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Abdulfetah Alimi sot ka marrë pjesë në një seancë në gjykatë, ku i është caktuar masa e paraburgimit dhe është dërguar në burgun e Shutkës.
Alimi është me origjinë nga fshati Orizare e Likovë, ndërsa njihet si personi që ndihmoi për shpëtimin e liderit e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë dhunës në Kuvend.
