Botë

Putin, vizitë të papritur në Siri

11.12.2017 19:26

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në Siri duke urdhëruar tërheqjen e ushtrisë ruse, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.

“Urdhëroj ministrin e Brendshëm dhe udhëheqësin e stafit të përgjithshëm që të fillojë tërheqjen e grupit të forcave ruse drejt vendeve të tyre të përhershme të punës”,- është cituar të ketë thënë Putin sipas Agjencisë shtetërore ruse RIA.
 
Putin është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Assad, në bazën Hmeimim. Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe qeverisë së Assadit në luftën që janë vrarë mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë janë shpërngulur nga vendi.
 
Rusia pati filluar një fushatë me sulme ajrore në shtator të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka përfshirë ushtrinë e saj edhe në forca tokësore, duke e mbrojtur Assadin nga rebelët.