Zaev për vizitë në Kosovë

12.12.2017 08:17

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë....

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev po qëndron për vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.

Ai u prit me nderime shtetërore nga homologu i tij Ramush Haradinaj.

Zaev në Prishtinë duhet të takohet edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.

Vizita e Zaevit është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.