Presidenti Ivanov në takim me kolegun brazilian Mishel Temer

12.12.2017 08:21

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot me nderime më të larta shtetërore në Brazil.....

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot me nderime më të larta shtetërore në Brazil do të pritet nga presidenti i Republikës Federative të Brazilit, Mishel Temer.

Në suaza të vizitës zyrtare në Brazil, Ivanov do të marrë pjesë në hapjen solemne të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Brazili, Ambasadën e parë rezidente në Amerikane Latine.

Gjatë vizitës zyrtare në Republikën Federale të Brazilit, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takime me Paulo Skaf, kryetar i Federatës së industrive të Sao Paolo dhe Eduardo Viera, kryetar i Federatës së industrive të Rio-de-Zhanejros.

Presidenti i Maqedonisë do të mbajë ligjëratë me temë "Kriza evropiane e refugjatëve - leksionet e mësuara" në Qendrën braziliane për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Brazilit dhe në Amerikën Latine.